Helena Christensen i ka 50 vjet dhe duket mrekullueshëm! Ajo është cilësuar si një nga femrat më të thjeshta dhe origjinale, mbretëreshë e viteve ’90
Supermanekinia e paradokohshme, Helena Christensen, duket e re në moshën pesëdhjetëvjeçare, transmeton Telegrafi.
Fotografia më e re të cilën e ka publikuar në faqen e vet në Instagram dëshmon që kjo femër nuk po plaket.
Në moshën pesëdhjetëvjeçare ka linjë të përsosur trupore, fytyrë të kuruar e cila rrezaton freski të pabesueshme.
Versace për të atëbotë ka thënë që ka trupin më të mirë në planet, ndërsa shohim që mosha i rri mirë.
Përpara 30 vjetësh, Helena Christensen ishte protagoniste e njërit prej videoklipeve më romantike, ”Wicked Game“ të Chris Isaak.
Helena, më 1986, ishte shpallur Miss i Danimarkës, ndërsa ishte edhe një ndër engjëjt e Viktorias.
Njëherë ka thënë se kurrë nuk ka mbajtur dietë dhe është me fat, sepse ka metabolizëm të mirë.
Me sport ka filluar të merret që në moshën tridhjetëvjeçare, ndërkaq sot pikërisht sporti i jep energjinë.
/Telegrafi/