Mesfushori i Paris Saint-Germain, Marco Verratti ka dalë pozitiv me coronavirus pas kthimit të tij nga detyra me Kombëtare e Italisë.
Leonardo Bonucci doli pozitiv me COVID-19 gjatë qëndrimit me Italinë dhe tani mesfushori i Azzurrëve mori lajmin se testi i tij ka rezultuar pozitiv.
Klubi ka njoftuar zyrtarisht se lojtari italian është pozitiv pasi u kthye nga detyra me Italinë për kualifikuesit e Kupës së Botës.
“Pas testit të fundit të PCR-së Sars-Cov2, Marco Verratti është konfirmuar pozitiv”.
“Prandaj ai do të respektojë izolimin dhe i nënshtrohet protokollit të duhur shëndetësor”, ka shkruar PSG në deklaratën zyrtare.
Verratti luajti në dy nga tri ndeshje kualifikuese, ndërsa do t’i humbas dy ndeshje të mëdha të PSG-së, si ajo ndaj Lille në kampionat dhe ndaj Bayern Munich në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/