Mesfushori italian, Marco Verratti është grumbulluar me Kombëtaren e tij në prag të ndeshjeve eliminatore.
Anëtari i skuadrës franceze PSG ka folur rreth thashethemeve se do të largohet nga ‘Parc de Princes’.
Gjithashtu Verratti ka mohuar se ai vlen 100 milionë euro.
“Nuk është e vërtetë se un vlejë 100 milionë euro. Këtë shumë të parave nuk e meriton askush”, deklaroi Verratti.
“Kam dëgjuar shumë thashetheme dhe nuk më pëlqejnë ato që shkruhen. Aktualisht jam futbollist i PSG dhe kjo vlen për momentin”, deklaroi Verratti. /Telegrafi/