Telegrafi

Verratti mund të startojë në finalen e Ligës së Kampionëve

(Foto: David Ramos/Getty Images)

Mesfushori i Paris Saint-Germainit, Marco Verratti, mund të luajë nga minuta e parë në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munichut.

Kampioni francez dhe kampioni gjerman luajnë për trofeun e garës më të madhe evropiane për klube sonte (e diel) në Estadio da Luz të Lisbonës me fillim na ora 21:00.

Që nga muaji shkurt, 27-vjeçari e ka zhvilluar vetëm një ndeshje zyrtare, në finale të Kupës së Ligës kundër Lyonit më 31 korrik.

(Foto: Alex Grimm/Getty Images/Guliver)

Ai pësoi lëndim në muskujt e pasmë të poshtëm të këmbës në stërvitje dhe mungoi çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Atalantas, ndërsa luajti vetëm shtatë minuta në gjysmëfinale kundër RB Leipzigut.

Lexo po ashtu Sonte zhvillohet finalja e madhe e Ligës së Kampionëve mes Bayernit dhe PSG-së, vendi, ora dhe formacionet e mundshme

Sipas RMC Sport, Verratti është në formë të mirë dhe mund të luajë nga minuta e parë kundër bavarezëve.


Formacioni i mundshëm i Paris Saint-Germainit (4-3-3): Navas; Kehrer, Thiago Silva, Kimpembe, Bernat; Herrera, Marquinhos, Verratti; Mbappe, Di Maria, Neymar.


/Telegrafi/