Telegrafi

Verratti konsiderohet nga PSG si i mbipaguar dhe mbipeshë

Raportimet në Francë bëjnë të ditur se Paris Saint-Germain është gati të lërë Marco Verrattin të largohet, sepse ata e konsiderojnë italianin të mbipaguar dhe mbipeshë.

Mesfushori ka qenë në klub për 11 vjet dhe nuk ka luajtur kurrë në Serie A, i nënshkruar nga Pescara në sezonin kur ata fituan promovimin nga Serie B.

Ai ishte një nga figurat më të njohura të skuadrës, por kjo ka qenë deri tani sezoni i tij më i keq në Paris.

Sipas Le Parisien dhe Actu Foot, ka disa arsye që PSG e humb durimin me Verrattin.

E para është performanca e tij në fushë, pasi ai nuk ka qenë asnjëherë i tillë që ka kontribuar me gola, ka pasur edhe vetëm dy asistime deri më tani këtë sezon.

Tjetra është disiplina e tij jashtë fushës, veçanërisht kur bëhet fjalë për peshën e tij, pasi raportohet se Verratti u kthye nga pushimi për Botërorin 2022 – ku Italia nuk u kualifikua – dukshëm mbipeshë.

Kjo konsiderohet e pafalshme pasi atij iu dha një kontratë e re dhe e përmirësuar duke fituar 1 milion euro në muaj bruto. /Telegrafi/