Lavdia e Ligës së Kampionëve është në mendjen e mesfushorit italian, Marco Verrati, i cili nënshkroi një zgjatje të kontratës me Paris Saint-Germain.
Verratti ka nënshkruar një marrëveshje të re pesë-vjeçare me kampionët e Francës që do të shohin atë të qëndrojë në Paris deri në 2021.
23-vjeçari italian ka fituar katër herë radhazi titullin e Ligue 1, që kur erdhi nga Pescara në vitin 2012 dhe italiani tani është duke vështruar një sukses evropian me trajnerin e ri, Unai Emery, pasi të mëparshmit kanë dështuar të shkojnë më shumë se në çerekfinale në katër sezonet e kaluara.
“Ne kemi fituar tashmë shumë në Francë dhe dua të vazhdoj të fitoj dhe tani ne gjithashtu shpresojmë për të fituar në Evropë, sepse ky është qëllimi ynë, qëllimi i klubit”, ka thënë Verratti në faqen zyrtare të klubit, transmeton Telegrafi.
“Është një qëllim shumë, shumë ambicioz, por unë jam një lojtar që i pëlqen këto lloje të objektivave, sepse kjo do të thotë që ju luani për një ekip të madh dhe unë jam shumë i lumtur”, përfundoi mesfushori italian. /Telegrafi/