Spanja ka triumfuar edhe në një ndeshje kualifikuese për botërorin “Rusia 2018”.
Spanjollët fituan para shikuesve të vetë në stadiumin Santiago Bernabeu kundër Italisë me rezultat prej 3-0.
Protagonist kryesor në këtë takim ishte mesfushori i Real Madridit, Isco i cili shënoi dy gola për vendasit.
E këtë paraqitje e ka lavdëruar edhe mesfushori italian, Marco Verratti, i cili e ka mahnit me paraqitjen.
“Unë kam vuajtur shume nga Isco, u trondita nga performanca. As edhe Messi nuk i afrohet atij niveli”, tha pas ndeshjes Verrati.
Ndryshe, Spanja kryeson grupin me 19 pikë, tre më tepër se Italia, përkatësisht shtatë më tepër se Shqipëria. /Telegrafi/