Mesfushori i Paris Saint-Germain, Marco Verratti është ‘sulmuar’ nga legjenda e klubit parisien, Jerome Rothen, i cili ka thënë fjalë të rënda për italianin.
Verratti, i cili është shumë afër largimit nga kampionët e Ligue 1 është vënë në shënjestër të ish-mesfushorit sulmues të skuadrës parisiene.
Rothen e sulmoi Verrattin në ‘podcast’-in e tij, duke thënë se italiani ka mbaruar si lojtarë dhe nuk mund ta udhëheq ekipin duke ndenjur, tymosur duhan dhe pirë alkool.
“Nuk dua ta kritikoj për cilësitë e tij si lojtar. Por, ai nuk e meritoi zgjatjen e kontratës në fillim të vitit: drejtuesit gabuan. Për mua, Verratti ka marrë fund, është 31 vjeç”, ka thënë fillimisht Rothen.
“Ai kurrë nuk e kuptoi se si ishte karriera apo jeta e një futbollisti profesionist të nivelit të lartë. Dhe kurrë nuk do ta kuptojë”.
RMC Sport yorumcusu Jérôme Rothen: "Marco Verratti zamanını parti yaparak, alkol ve sigara içerek geçiriyor. Maçların %60'ını çıkarabilen oyuncunun Paris Saint-Germain'de işi yok. Kulüp onunla yollarını ayırmalı." pic.twitter.com/3xsvByiwxg
— Korner Sports (@kornerspors) August 26, 2023
“Nuk mund ta japësh këtë mesazh në zhveshtore nga një lojtar që luan 60 për qind të ndeshjeve dhe shpesh është shumë i lodhur në minutën e 60-të”.
“Dikush që e kalon kohën duke ndenjur, duke tymosur apo duke pirë alkool. Këto janë gjëra që dëmtojnë imazhin e klubit”, përfundoi legjenda franceze. /Telegrafi/