Telegrafi

Verrati më fund flet rreth largimit prej PSG-së

Marco Verrati ka folur më në fund rreth spekulimeve për të ardhmen duke i dhënë fund të gjitha thashethemeve për transferim.

Mesfushori italian ka pohuar se nuk do të largohet prej Paris Saint-Germain dhe se është i lumtur në skuadrën franceze.

“E kam parë çfarë ka thënë agjenti im dhe dua ta them se ato nuk janë fjalët e mia. Jam i lumtur që jam kthyer. Dëshiroj t’iu kërkoj falje të gjithëve, klubit, presidentit, tifozët dhe lojtarët. Këtu jam shumë i lumtur”, ka thënë Veratti, transmeton Telegrafi.

Mediat kishin raportuar për një kohë të gjatë se futbollisti dëshiron kalimin te Barcelona, gjersa këtë e kishte pohuar edhe agjenti i reprezentuesit italian.

Ndryshe, mesfushori 24-vjeçar ka dal sot në stërvitjet me ekipin dhe pritet të jetë edhe në fazën përgatitore që do të zhvillohet në SHBA. /Telegrafi/