Telegrafi

Verona për pikët e para, Roma për fitoren e katërt radhazi – formacionet zyrtare

Roma është skuadra italiane më në formë në këtë fillim sezoni.

Giallorosët kanë zhvilluar gjashtë ndeshje zyrtare, ku kanë marrë po aq fitores mes kampionatit dhe Ligës së Konferencës.

Kryeqytetasit kanë udhëtuar drejt Veronas për të vazhduar këtë ecuri pozitive.

Në anën tjetër vendasit e Hellas Veronas kanë pësuar në tri ndeshjet e para në Serie A dhe tanimë kanë bërë ndryshime edhe në shtabin teknik.

Igor Tudor ka marrë vendin e Esuebio Di Francescos dhe synon që t’i marrë pikët e para me Veronën.

Formacionet zyrtare:

Hellas Verona: Montipo, Dawidowicz, Gunter, Ceccherini, Faraoni, Barak, Ilic, Lazovic, Bessa, Caprari, Simeone.

Roma: Patricio, Karsdorp, Mancini, Ibanez, Calafiori, Cristante, Veretout, Zaniolo, Pellegrini, Shomudorov, Abraham

/Telegrafi/