Hellas Verona e kanë konfirmuar se Marash Kumbulla ka pësuar një lëndim muskulor të shkallës së parë në kofshën e djathtë.
Këto janë lajme të këqija për trajnerin Ivan Juric përpara ndeshjes kundër Atalantas.
Klubi njoftoi se i riu kishte kaluar dhimbje dhe u testua në vizitë specialistike, ku dolën edhe rezultatet.
“Vizita specialistike që lojtari iu nënshtrua sot, e premte, 17 korrik, tregoi se Kumbulla ka pësuar një dëmtim të shkallës së parë në muskujt e kofshës së djathtë”.
“Koha e rikuperimit aktualisht nuk është e ditur për momentin”, ka shkuar faqja e Veronas.
20-vjeçari ka luajtur 25 ndeshje për Veronën këtë sezon, ndërsa ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të njohura evropiane. /Telegrafi/