Aroma e vagjinës tregon mjaft për shëndetin tuaj intim, andaj duhet kushtuar patjetër kujdes
Ndonëse shprehitë, ushqimi, higjiena, veshja dallojnë te secila femër, gjë që ndikon edhe në aromën e vagjinës, që të gjitha kanë feromone të përbashkëta të cilat tajitin.
Vagjina e shëndetshme pikërisht ka aromën e myshkut, si p.sh. aroma juaj e trupit kur djersitni pas stërvitjes. Prandaj është me rëndësi që secila femër të dijë aromën e vet në mënyrë që të dallojë nëse diçka nuk është në rregull.
Dhe, ndonëse, është vështirë të thuhet diçka konkretisht se si vagjina duhet të ndihet, është e qartë se si nuk duhet të ndihet.
Kjo mund të jetë shenjë e vagjinozës bakteriale, raportit të çrregulluar të baktereve të mira dhe atyre të këqija.
Mos harroni që vagjinën ndryshe do ta ndieni gjatë menstruacioneve apo pas seksit, mirëpo ajo di vetë të pastrohet.
Gjithashtu, nëse ndodhin ndryshime në ngjyrën e sekretit, është shenjë për alarm, transmeton Telegrafi.
Ajo duhet të jetë e bardhë, deri diku e verdhë, kurrsesi e hirtë, e gjelbër apo e verdhë e çeltë.
Krahas kësaj, vagjina nuk do të duhej as të kruhej.
Dhe për të qenë çdo gjë në rregull me vagjinën, kujdesuni të hani mjaft limonë, perime të gjelbra, por shmangni proteinat, sheqerin, kafen në mënyrë që vagjina juaj të frymojë më lehtë.
Në të kundërtën vishni rroba pambuku, assesi tanga apo sintetikë.
Për larje përdorni preparate të cilat rregullojnë nivelin e vlerave pH për zonën intime dhe, natyrisht, rregullisht kontrollohuni te gjinekologu. /Telegrafi/