Site icon Telegrafi

Vërejtje për 100.000 “piratë” francezë

Ligji tri vërejtjet është në vrullin e tij në Francë. Vërejtjet e para (para shkyçjes) për shkak të shkarkimit të përmbajtjeve të paligjshme i kanë pranuar 100.000 njerëz. Këto vërejtje janë hapi i parë i cili do të duhej t’i bindë njerëzit që ndërpresin veprimet e tyre të paligjshme në internet, e krejt kjo me qëllim të uljes së nivelit të piraterisë në Francë.

Mesatarisht 2.000 vërejtje dërgohen brenda ditës, mirëpo edhe kjo është shumë pak, pohojnë mbrojtësit e të drejtave autoriale të cilët brenda ditës paraqesin deri në 70.000 ankesa. Përgjegjësit thonë se deri tek kjo mospërputhje vjen për shkak të procesit të gjatë të vërtetimit të ankesave në mënyrë që vërejtjet t’u mos dërgohen njerëzve të pafajshëm.

Vitin tjetër fillon faza e dytë e dërgimit të vërejtjeve për ata të cilët kanë injoruar vërejtjet. Nëse aktivitetet e padëshirueshme vazhdojnë të kryhen edhe më tej, përdoruesit do të mbesin pa qasje në internet. /Telegrafi/

Exit mobile version