Shkencëtarët kanë përcjellë dhe kanë analizuar shëndetin e zemrës dhe enëve të gjakut te 1.373 meshkuj për një periudhë 40 vjeçare.
Rezultatet kanë treguar se konsumimi mesatar dhe i kohëzgjatur i pijeve alkoolike të të gjitha llojeve- nga 20 gramë në ditë- zgjat jetën për dy vite.
Ndërsa meshkujt të cilët kishin konsumuar vetëm verë, dhe jo pije tjera alkoolike, kishin jetuar pesë vite më gjatë sesa meshkujt të cilët nuk pinë alkool, shkruan në revistën shëndetësore “Journal of Epidemiology and Community Health”.