Marco Verratti ka njoftuar zyrtarisht se për agjent personal e ka angazhuar Mino Raiolan.
Sot u raportua se mesfushori i Paris Saint-Germain ishte duke e konsideruar shkarkimin e Donato Di Camplit ndërsa tani është konfirmuar se do të punojë tani e tutje me super-agjentin Raiola.
“Unë njoftoj se se i vetmi person i autorizuar për të përfaqësuar interesat e mia sportive është Mino Raiola,” shkroi Verratti në Instagram.
“E falënderoj Donato Di Campli për punën e shkëlqyer deri më tani”, tha Verrati.
Reprezentuesi italian ka qenë i lidhur ngushtë me një largim nga PSG gjatë kësaj vere për tek Barcelona.
Raiola është i njohur për transferimet e bujshme, ku kujtojmë se nën menaxhim ka Zlatan Ibrahimovicin, Paul Pogban dhe Mario Balotellin. /Telegrafi/