Site icon Telegrafi

Veratti pritet ta humb evropianin “France 2016”

Antonio Conte mund të mos e ketë në disponim edhe njërin ndër mesfushorët kryesor për evropianin “France 2016”.

Mesfushori i Paris Saint-Germain, Marco Verratti vazhdon të ketë telashe me lëndimin, e cila ka bërë që mos të paraqitet në fushën e blertë më tepër se disa muaj.

Italiani ka vetëm 30 për qind të mundësisë që të rikuperohet me kohë dhe t’i bashkohet “Azzurrëve.

Në rast se mungon Verratti, atëherë Conte mund të detyrohet të ftojë mesfushorin e Romës, Daniele de Rossi ose dikë mes Andrea Pirlo, Jorginho, Stefano Sturaro e Riccardo Montolivo.

Kujtojmë se italianëve do ti mungon edhe mesfushori i Juventusit, Claudio Marchisio, i cili ka lënduar ligamentet e gjurit. /Telegrafi/

Exit mobile version