Site icon Telegrafi

Vera nuk nxit shtimin në peshë

Sipas një studimi më të ri, duke pirë verë mund ta parandaloni procesin e shtimit në peshë, ndërsa disa njerëzve mund t’u ndihmojë që të humbin edhe ndonjë kilogram.

Dobia shtesë është se ata që pinë verë janë për 30 për qind më pak të rrezikuar që të sëmuren nga kanceri, goditja në tru apo sëmundjet e zemrës.

Edhe pse nutricionistët i këshillojnë femrat që janë në dietë që të shmangin pijet alkoolike, të dhënat e shkencëtarëve pranë Universitetit spanjoll Navaro, tregojnë se vera jo vetëm që nuk e nxit shtimin në peshë, por ka edhe efekte pozitive në vet procesin e humbjes së kilogramëve. /Telegrafi/

Exit mobile version