Site icon Telegrafi

Vera mund të shkaktojë ankth

49% e amerikanëve pranojnë se nuk e duan stinën e verës sepse u shkakton pasiguri. Në fakt mendimi që duhet ta ekspozojnë trupin e tyre me kostumin e larjes u ngjall frikë.

Hulumtimi, i cili ka përfshirë 1.000 të rritur ka zbuluar se shumica e amerikanëve megjithatë kënaqen me dukjen e trupit të tyre, mirëpo ekziston edhe një përqindje e madhe prej atyre që nuk u pëlqen trupi i tyre.

Më shumë se 80% e amerikanëve mendojnë për dieta dhe ushtrime trupore. Meshkujt dhe femrat tetë herë brenda ditës mendojnë për trupin e tyre, që do të thotë 56 herë në javë.

Shumica e njerëzve (80%) janë të pakënaqur me barkun e tyre dhe pjesën rreth barkut.

32% e të anketuarve kanë pranuar se ndjejnë ankth kur mendojnë se si do të duken kur të dalin me veshje të banjës sepse nuk janë të kënaqur me trupin e tyre.

Exit mobile version