Testimet në minj, të realizuara nga Universiteti Johns Hopkins kanë treguar mënyrën si resveratroli i acetiluar mund të pengojë disa nga dëmtimet të cilat shkaktohen nga rrezatimi.
Shkencëtarët besojnë se ky zbulim do të mundësojë zhvillimin e terapive të reja për trajtimin e viktimave të incidenteve radiologjike dhe nukleare.
Aktualisht nuk ekzistojnë barna të padëmshme dhe jo-toksike të cilat do të siguronin mbrojtje të ngjashme me resveratrolin e acetiluar.