Shumë trajner të sportit ndoshta do të tmerrohen kur takojnë sportistin e tyre në trajnim, me një gotë verë në dorë. Në fakt, ende nuk kemi dëgjuar që një sportist i rangut të lartë, për sa kohë është aktiv, të përdorë verën si pije që i ofron forcë.
Rexhep Kryeziu
Ekspert i vreshtarisë dhe verarisë
Mirëpo, ka një përjashtim: Në lojërat e para moderne olimpike, në vitin 1896 greku Spiridon Louis një konsumues në moderat i verës, fitoi maratonën. Brave gjithashtu, një bari delesh, i dhënë në sportin e vrapimit, kishte një zakon të vjetër për qejfin e tij, në 42 km, vrapim, në 21 km bënte një pauzë, dhe për fatin e mirë të tij, kishte pirë përherë një ibrig vere. Pastaj, pas pushimit, ngrihej përsëri dhe me një vrap të shpejtë, tejkalonte të gjithë konkurrentët e tij, i mbështetur nga entuziazmi i bashkëvendësve të vet, fitoi medaljen e artë.
Vera nuk ndikon gjithnjë në ngritjen e performancës në sport. Klieve, gjatë një prove verifikuese ka vërtetuar që në 100 m. vrap, ka treguar përkeqësim. Kjo vlen pothuaj për të gjitha disiplinat e sportit. Edhe në sportet e dimrit, vera e vluar me ëmbëlsirë dhe pije të ngjashme si kjo, nuk janë gjithmonë gjëja më e drejtë.
Nëse krahasojmë verën me lëngje rrushi, tregon se kjo e fundit është një pije ideale sportive. Me një forcë të jashtëzakonshme energjike, i jep trupit strukturë dhe substanca plotësuese.
Në kornizën e kujdesit fiziologjik për performancën, vera mund të pihet pas një dyluftimi sportiv, pas ushtrimeve dhe atë vetëm në moderat.
Ndryshimet biokimike në qelizat e muskujve, në mënyrë të veçantë përmbajtja e Kaliumit (K), (mungesat e kaliumit duhet të kompensohen) si dhe funksionet shpirtërore, duhet të lirohen të favorizuara me një konsum në moderat të verës. Një përmbajtje e lehtë e alkoolit, ndikon gjithashtu në lirimin e trupit.
Sportistët më të njohur të rangut të lartë si Andrea Pirle, Andrea Injesta, Michael Laudrup, David Ginola, Bixente Lizarazu, tenistët Arnaud Clement, Michael Lodra e tj., janë konsumues të rregullt të veres në moderat.
Një këshillë nga Bacchus (sipas autoreve të librit Bacchus, F. A. Cornelssen dhe Dr. med.W Albach): Pas një ngarkese të suksesshme, vera si pije e padëmshme, për një festim të përgatitur sportiv dhe në një atmosferë të mirë, sigurisht është përherë e mirëseardhur, sepse është më e mira për shëndetin. /Telegrafi/