Site icon Telegrafi

Veprimi tjetër i pakuptimtë i talibanëve, tani ua ndalojnë grave të flasin me njëra-tjetrën

Talibanët i kanë ndaluar grave të dëgjojnë zërat e grave të tjera, në përpjekjen e tyre të fundit për të kontrolluar dhe nënshtruar një gjini të tërë në Afganistan.

I shpallur të hënën, rregulli i ri mendohet se do të thotë se gratë tani nuk do të jenë më në gjendje të flasin me njëra-tjetrën, transmeton Telegrafi.

Ministri afgan për Promovimin e Virtytit dhe Parandalimin e Veseve, Khalid Hanafi tha: “edhe kur një femër e rritur falet dhe një femër tjetër kalon aty pranë, ajo nuk duhet të lutet me zë të lartë që ta dëgjojnë”.

“Si mund të lejohen të këndojnë nëse nuk u lejohet as të dëgjojnë zërat [e njëri-tjetrit] gjatë lutjes, e lëre më për ndonjë gjë tjetër”, tha një afgane.

Ministri afgan tha se këto janë ‘rregulla të reja dhe do të zbatohen gradualisht, dhe Zoti do të na ndihmojë në çdo hap që bëjmë’.

Çdo grua që guxon të thyejë rregullat e reja do të arrestohet dhe do të dërgohet në burg, u tha nga udhëheqësia talibane. /Telegrafi/

 

Exit mobile version