Marcus Rashford është përplasur ashpër me një tifoz të Manchester United, derisa ishte në ngrohej para ndeshjes me Newcastlen në Old Trafford.
Sulmuesi anglez u rikthye në skuadrën e United për herë të parë që nga gjysmëfinalja e Kupës FA me Coventry City që i siguroi skuadrave të tij vendin në finale në fund të muajit.
26-vjeçari hyri vetëm në bankinë, pavarësisht se Erik ten Hag emëroi një 11 pa asnjë sulmues të njohur, me Amad Diallo që iu bashkua Bruno Fernandes dhe Alejandro Garnacho në sulm.
Para ndeshjes Rashford u pa duke u përfshirë në një debat me një tifoz të United.
Reprezentuesi anglez iu afrua tribunës pas thirrjeve ‘abuzive’ ndaj tij, madje u desh të frenohej nga Antony për të parandaluar që situata të bëhej më e shëmtuar.
Ky trajtim i Rashfordit thjesht po shkon shumë larg. Janë shfaqur shumë kënde të incidentit dhe mund të dëgjohet se tifozët e tjerë në seksion po e inkurajojnë Rashfordin, duke thënë “Rashford mos e dëgjo”. /Telegrafi/