E titulluar si “Rhein II”, fotografia kromogjenike e shtypur në xham akrilik, e kishte një vlerë të paracaktuar para ankandit në mes të 2.5-3.5 milion dollarëve.
Ajo u shit të martën në ankandin e Christie’s. Mirëpo, blerësit të fotografisë nuk ju zbulua identiteti.
Rekordin e mëhershëm të fotografisë së shitur në një ankand publik deri me tani e mbante Cindy Sherman me fotografinë e saj artistike të titulluar “Untitled” (Pa Titull)e cila u shit në gjatë majit në vlerë të 3.8 milion dollarëve.
Fotografia panoramike e Gursky-t e lumit Rin është një prej 6 fotografive të kolazhit të autorit. Katër prej tyre gjenden në muzetë e mëdha të botës, përfshirë Muzeun e Artit Modern në Nju Jork dhe Muzeun Modern Tate në Londër. /Telegrafi/