Telegrafi

Ventura zgjat kontratën me Italinë

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), Carlo Tavecchio, ka konfirmuar se Giampiero Ventura e ka vazhduar kontratën si përzgjedhës i Italisë.

Ish-trajneri i Torinos e zëvendësoi Antonio Conten pas ‘Euro 2016’ dhe kishte kontratë deri në Kampionatin Botëror 2018.

Mirëpo, tash strategu italian ka vendosur ta zgjasë qëndrimin në këtë post.

“Jemi këtu për t’ju njoftuar rreth zgjatjes së kontratës të trajnerit të Azzurrëve, Ventura, deri në vitin 2020. Ne kemi besim të plotë tek ai”, ka thënë Tavecchio para gazetarëve.

Deri më tani, nga 10 ndeshje të zhvilluara, Ventura i ka fituar shtatë, në dy ka barazuar (Spanjë dhe Gjermani) dhe vetëm një e ka humbur (Francë). /Telegrafi/