Giampiero Ventura ka thënë se humbja 1-0 ndaj Suedisë nuk është rezultat i drejtë.
Jakub Johansson shënoi gol ndaj në pjesën e dytë, ndërsa Italia duhet të kërkojë kualifikimin në ndeshjen kthyese që zhvillohet në San Siro të hënën.
“Duke e parë atë që ndodhi në fushë, ishte rezultat i pamerituar. Gigi Buffon nuk kishte asnjë rast për të intervenuar, ne kishim raste dhe punuam mirë’.
“Shpresoj që në Milan të na lejojmë të luajmë siç bëri gjyqtari me ta sot”.
“Barazimi ishte më e vogla që e kërkonim duke e marrë parasysh se zhvillohen dy ndeshje. E përsëris, në këtë nivel gjyqtari duhet të jetë më i vëmendshëm”.
“Tani na duhet të marrim një rezultat. Ne e dinim se ishin 180 minuta, por nuk mund të mendojmë se ky është rezultati i saktë”.
“San Siro mund të na ndihmojë”, ka thënë Ventura. /Telegrafi/