Chievo e kanë emëruar zyrtarisht ish-trajenrin e Italisë, Giampiero Ventura, si trajnerin e tyre të ri.
Chievo shkruan se Ventura ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare, ku me vete do t’i ketë edhe ndihmësit Salvatore Sullo dhe Alessandro Innocenti.
70-vjeçari ishte larguar nga puna te kombëtarja, pasi nuk arriti ta kualifikojë Italinë në Kampionatin e Botëror, pas më shumë se gjysmë shekulli.
Megjithatë, ai u vlerësua për punën e tij te Torino.
Te Torino ishte në mes të viteve 2011 dhe 2016, duke bërë që lojtarë si Ciro Immobile dhe Matteo Darmian të shpërthejnë.
Chievo janë në vendin e fundit në Serie A.
Ata nuk kanë marr asnjë fitore nga tetë ndeshjet e tyre hapëse./Telegrafi/