Trajneri i Kombëtares së Italisë, Giampiero Ventura ka mbetur i kënaqur nga fitorja e thellë 4-0 ndaj Lihtenshtejnit.
Italia triumfoi falë një ndeshje fantastike nga sulmuesi Andrea Belottiq ë shënoi dy gola.
“Ishte e rëndësishme të fitonim, por po aq e rëndësishme sesi do të shkonim te suksesi, jam i kënaqur por mund të shënonim më shumë”, deklaroi Ventura.
“Do të mjaftonte goli i 5-t që këtë sfidë ta fitonim me rezultat akoma edhe më të thellë, megjithatë më pëlqeu mënyra sesi skuadra ime sulmoi deri në minutën e 94-të”, u shpreh Ventura.
Pas katër ndeshjeve në Grupin G, Italia ka 10 pikë me tri fitore e një barazim. /Telegrafi/