Është vendosur gurthemeli i stadiumit të ri të futbollit KF “Kika”, në Hogosht të Kamenicë.
Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, bëri të ditur se projekti me një investim prej 2.1 milionë eurosh nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, shënon një hap të rëndësishëm për përmirësimin e infrastrukturës sportive në këtë komunë.
Në këtë ngjarje morën pjesë personalitete nga fusha e sportit dhe e politikës, përfshirë Zëvendësministren Daulina Osmani, Presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, Kryetarin e klubit Naim Biqkaj, si dhe lojtarë të futbollit.
“Ky stadium është investimi më i madh kapital në sportin e Kamenicës,” u tha gjatë ceremonisë, duke nënvizuar rëndësinë e tij për zhvillimin e mëtejshëm të sportit në zonë.
Gjithashtu, Rahimaj theksoi se projekti synon të krijojë një terren modern që do t’u shërbejë brezave të rinj të talentuar.
“Projekti synon të krijojë një terren modern që do t’u shërbejë brezave të rinj të talentuar, ndërsa do të ruajë traditën e gjatë të KF “Kika” si një prej klubeve të rëndësishme në komunitet”, tha ai. /Telegrafi/