Telegrafi

Vendosin Mbappe dhe Barcola, PSG bën një hap të mirë për kalimin në çerekfinale

PSG ka shënuar fitore ndaj Real Sociedad me rezultat 2-0 për të bërë hap të madh drejt kalimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Pjesa e parë ishte me shumë raste nga të dyja palët, që ishin afër golit, por nuk arritën të shënonin.

PSG iu afrua golit me Kylian Mbappen dhe Ousmane Dembelen, ndërsa Real Sociedadi rrezikoi me Brais Mendez dhe Tekefusa Kubon, por që rrjetat heshtën.

Ndeshja u zhbllokua në fillimin e pjesës së dytë, kur Marquinhos asistoi te Mbappe i cili shënoi për 1-0.

Pas golit parisienët morën kontrollin e lojës, duke rrezikuar edhe dy herë të tjera me Mbappen.

Zhvillohej minuta e 71-të, kur Bradley Barcola arriti të shënojë për 2-0, duke e mposhtur portierin Alex Remiro.

Pas golit të dytë, ndeshja ra paksa, pasi që PSG mori një rezultat të mirë që do ta ndihmojë edhe në ndeshjen kthyese.

Me këtë fitore, pra PSG bëri një hap të mirë për të kaluar në çerekfinale. /Telegrafi/