Bregu i Fildishtë ka arritur ta mposht Kongon me rezultat 1-0 për të kaluar në finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës.
Mikëpritësit e kësaj gare, Bregu i Fildishtë ishte më i mirë në pjesën e parë duke rrezikuar me Wilfried Singo, Sebastian Haller dhe Franck Kessie, por pa sukses.
Ndërsa në pjesën e dytë, vendasit arritën të shënonin golin e epërsisë. Një asistim i Max Gradel gjeti Hallerin i cili shënoi gol me volej për 1-0.
https://twitter.com/centregoals/status/1755342321678454985
Rezultati ka mundur të jetë më i lartë sikurse Haller të konkretizonte rastet e tjera që kishte.
Më këtë fitore Bregu i Fildisht siguroi finalen, ku do të takohet me Nigerinë. /Telegrafi/