Roma ka shënuar fitore me rezultat minimal 1-0 në derbin ndaj Lazios në atë që njihet ndryshe si ‘Derby della Capitale’ në kuadër të javës së 31-të në elitën e futbollit italian.
Të parët rrezikuan mysafirët që patën një mundësi të mirë shënimi me anë të Ciro Immobiles në minutën e shtatë, por gjuajtja e tij shkoi pranë shtyllës.
Roma gjeti golin e epërsisë dhe të fitores pak disa minuta para përfundimit të pjesës së parë, kur Paulo Dybala me një harkim fantastik gjeti kokën e Gianluca Mancinit (42’) i cili shënoi për 1-0.
GIANLUCA MANCINI SCORES!
AS Roma 1-0 Lazio
https://t.co/6BCCxtXl1R— TREQUARTISTA (@TatticaPassata) April 6, 2024
Në pjesën e dytë Roma pati mundësinë e artë për të dyfishuar epërsinë, por Stephan El Shaarawy (54′) u ndal nga shtylla.
Deri në përfundim të ndeshjes nuk pati më ndonjë rast të mirë shënimi për ndonjërën prej ekipeve, dhe Roma mori fitoren e vlefshme në derbin e qytetit.
Me këto tri pikë, Roma gjendet në pozitën e pestë me 55 pikë të grumbulluara, ndërsa Lazio renditet në të shtatën me 46 sosh.
Në mesjavë (të enjten) të besuarit e Daniele De Rossit do të jenë nikoqir të Milanit në ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Evropës./Telegrafi/