Telegrafi

“Vendimin për ndërprerjen e ndeshjes Trepça-Peja e mori drejtori sportiv i BIBL”

Pas vendimit për ndërprerje të ndeshjes ndërmjet Trepçës dhe Pejës, anëtari i kryesisë së klubit mitrovicas, Besim Braha, dha një intervistë të shkurtër për kanalin televiziv, Supersport

Ai fajin e ndërprerjes së ndeshjes ia la drejtorit sportiv të Ligës Ballkanike, Shay Shtriks, transmeton Borozani.

Lexo po ashtu Reagimi i Pejës pas ndërprerjes së takimit

“Ndërprerja e ndeshjes ishte urdhër i Shtriksit drejt gjyqtarëve dhe delegatit”.

“Gjithçka vendoset sipas dëshirës së tij,” ka deklaruar Braha, derisa pranoi se ndeshja pritet t’i takojë me rezultat zyrtar skuadrës së Pejës.