Pas vendimit për ndërprerje të ndeshjes ndërmjet Trepçës dhe Pejës, anëtari i kryesisë së klubit mitrovicas, Besim Braha, dha një intervistë të shkurtër për kanalin televiziv, Supersport
Ai fajin e ndërprerjes së ndeshjes ia la drejtorit sportiv të Ligës Ballkanike, Shay Shtriks, transmeton Borozani.
“Ndërprerja e ndeshjes ishte urdhër i Shtriksit drejt gjyqtarëve dhe delegatit”.
“Gjithçka vendoset sipas dëshirës së tij,” ka deklaruar Braha, derisa pranoi se ndeshja pritet t’i takojë me rezultat zyrtar skuadrës së Pejës.