Kombëtarja e Brazilit do ta konsiderojë dështim çdo rezultat tjetër pos trofeut të Kupës së Botës në Botërorin Rusia 2018 sipas legjendës, Rivaldo.
Ekipi i Tites që shkëlqeu në kualifikime duke humbur një nga 18 ndeshjet fillon aventurën ndaj Zvicrës sonte mbrëma (e dielë) në Rostov.
Rivaldo beson se Brazili është koha që ta fitojë trofeun.
“Unë gjithmonë them se Brazili është favorit në secilin Botëror, për shkak të traditës që zotëron”.
“Unë isha në vendin e dytë në vitin 1998 dhe në Brazil kjo s’ka vlerë”.
55 – Neymar is now the joint-third top goalscorer for Brazil, level with Romário on 55 goals. Only Pelé (77) and Ronaldo (62) have scored more. Superstar. pic.twitter.com/wwSgPe68UZ
— OptaJoe (@OptaJoe) June 10, 2018
“Në Brazil vetëm të qenurit kampion është mirë, i dyti ose i katërti, sikurse që ndodhi në kampionatin e fundit, gjithmonë lojtarët kritikohen”.
“Brazilianët pranojnë vetëm vendin e parë, jo sikur disa vende tjera që festojnë në rast se përfundojnë në vendin e dytë ose të tretë”.
“Presioni është gjithmonë aty. Për Neymarin dhe për secilin lojtar të Brazilit, presioni është gjithmonë i lartë”.
“Kjo pritet dhe ëshë normale, por ne kemi përvojë që të menaxhojmë ktë dhe e dimë se brazilianëve u intereson vetëm si të bëhen kampionë”, deklaroi Rivaldo. /Telegrafi/