KEDS-i ka njoftuar sot për vendet ku nuk do të ketë rrymë nesër, përgjatë disa orëve. Kjo për shkak se KEDS-i është duke kryer disa riparime në rrjet.
Prizren
1.
Më 28.04.2016 në NS 35/10 kV Dragashi do të shkyçet:
Dalja 10 kV Bellobradi prej orës 11:30 deri në orën 15:00.
Pa energji do të mbesin vendbanimet: Restelice, Kukajan, Libevisht, Mlikë, Orqushe, Zlipotok, Krushevë dhe Glloboqicë.
Shkyçja do të bëhet për shkak të ndërrimit të ndërprerësit 10 kV.
Mitrovicë
1.
Më 27, 28, 29, 30.04.2016 në NS 110/10 kV Vushtria 2 do të shkyçet:
LP 10 kV Maxhunaj(Stabilimenti shperndares Maxhunaj) prej orës 09:00-12:00 dhe nga ora 15:00-18:00.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Dumnica, Samadrexha, Cecilia, Sllakovci, Ropica, Vilanci, një pjesë e Maxhunajt.
Arsyeja: punime në rrjetin elektrik.
2.
Më 30.04.2016 në NS 110/10 kV Vushtria 2 do të shkyçet:
LP Ekstra prej orës 10:00 – 16:00
Pa energji do të mbesin vendbanimet: Pegaj, Studime dhe Sfaraçak.
Arsyeja e shkyçjes: demontimi i rrjeteve të dyfishta.
Ferizaj
1.
Më 29.04.2016 në NS 110/35/10 kV Lipjan do të shkyçet:
Dalja 10 kV Konjuhi nga ora 11:00 deri në orën 14:00.
Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Konjuhi, një piesë e Lipjanit, Banulla (një pjesë), Shkolla Mehmet Akif dhe konsumatorët komercialë.
Arsyeja e shkyçjes: ndërrimi i shtyllës së dëmtuar.
2.
Më 28.04.2016 në TS 110/35/10 kV Lipjan do të shkyçet:
LP 10 kV QMI 1 (Kodi:41000011) prej orës 08:00 deri në orën 09:00.
Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: konsumatorët komercial ( përgjatë Magjistrales ), QMI-ja, Baki, Mulliri Rama Komerce dhe Lagjja Marigona.
Shkyçja bëhet për shkak të realizimit të punimeve të planifikuara nga ana e punëkryersit ELEKTRA në bazë të pëlqimit elektro-energjetik.
3.
Më 28.04.2016 NS 35/10 kV Ferizaj 3 do të shkyçet:
Dalja 10 kV Gaçka (40042002) prej orës 11:00 deri në orën 14:00.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Greme, Gaqka, Burniku, Izhanci, Kashtanjeva, Semaja, Bainca, Prushaj dhe Sllatina.
Shkaku i shkyçjes: ngritja e shtyllave në largpërçuesin ekzistues 10 kV.
Gjilan
1.
Më 28.04.2016 në NS 110/10kV Gjilan 5 do të shkyçet:
Dalja 10kV Bresalci 1 (63000010) prej orës 10:00 deri në orën 14:00.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Bresalci, Koretishta, Poneshi, Parallova, Vërbica e Zhegovcit, Kishna Polja, Sllakovci, Zhegovci etj .
Arsyeja: ndërrimi i shtyllës së thyer të tensionit të lartë.
2.
Më 28.04.2016 në NS 35/10kV Gjilan III do të shkyçet:
Dalja 10kV Dheu i Bardhë (60062013) prej orës 10:00 deri në ora 13:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Lagjja Dheu i Bardhë dhe rrugët: Reshat Ymeri, Elevia Çelebia, Avdulla Presheva, Isa Kastrati, Ahmet Gashi, Vëllezërit Frashëri, Fatmir Ibishi, Agim Rashiti dhe Mretnesha Teutë.
Arsyeja e shkyçjes: kyçja e trafostacionit të ri në punë.
Prishtinë
1.
Më 30.04.2016 në NS 220/35/10 kV Podujevë do të shkyçet:
Lp 0.4 kV Godishnjak kodi 14000010094 (shtyllat 51-51) , prej orës 07:00 -11:00 dhe nga ora 13:00 -17:00.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin konsumatorët e fshatit Godishnjak.
KEDS-i ka njoftuar se arsyeja e shkyçjes është montimi i kabllos optike në linjën 400 kV Kosove B – kufiri me Serbinë.