Qyteti i Gjilanit ka shpallur një numër të konsiderueshëm vendesh të lira pune në sektorin e shëndetësisë, duke ofruar mundësi të reja punësimi për profesionistët e fushës.
Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi në faqen zyrtare të facebook-ut të Spitalit të Përgjithshëm të qytetit të Gjilanit.
Pozitat e hapura në këtë spital janë; 4 pozita për infermier të përgjithshëm me bachelor, 3 pozita për infermier të përgjithshëm me shkollë të mesme, 1 pozitë për laborant mjekësor me bachelor, 2 pozita për laborant mjeksor me shkollë të mesme, 1 infermiere mami me shkollë të mesme, 3 pozita për teknik të radiologjisë me bachelor, si dhe 2 pozita për fizioterapeut me bachelor. /Telegrafi/