KEDS ka njoftuar për ndërprerjet e organizuara të energjisë elektrike.
Më 16.06.2016, në Besi do të shkyçet dalja 10 kV Lluzhan, prej orës prej 10:00 – 12:00. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet, pa furnizim me energji elektrike do te mbesin: Prugovci-1 (te Villa Natyra, Verbovci, Lupçi i Poshtëm, Vranidolli, Tenezhdolli, Kazerma e FSK-së në Vranidoll). Arsyeja e shkyçjes : Punime ne rregullimin dhe kompletimin e konzolave.
Më 14.06.2016, në Fushë Kosovë do të shkyçet dalja 10 kV Bardhi i Madh prej orës 09:00-12:00. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet, pa furnizim me energji elektrike do të mbeten: pjesa prapa Hekurudhe, Kuzmini, Bardh i Madh.
Më 15.06.2016 do të shkyçet dalja 10 kV Klina 3, prej orës 13:00 deri ne ora 16:00. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Qyteti i Klinës. Shkaku i shkyçjes: Vendosja e kthinës se re me ndarës sipas Pëlqimit Elektroenergjetik.
Më 15.06.2016, në Kaçanik do të shkyçet dalja 10 kV, Pylltaria, prej orës 10:00 deri ne ora 13:00. Gjatë kohës sa do te zgjasin punimet, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Lagjja Rakoc, lagjja Kisi, lagjja Saniteks, Runjeva, Llanishta, Gjurgjedelli, Kërbliqi, Dardhishta, Leskovica. Arsyeja e shkyçjes: Kyçja e TS Bashkim Topojani – Kaçanik.
Më 15.06.2016 do te shkyçet dalja 10 kV, Gjinovc,i prej orës 09:00 deri ne ora 12:00. Gjatë kësaj kohe, pa energji elektrike do të mbesin: Topliqani, Gjinoci, Sallagrazhda, Grejkoci, Gelaca, si dhe shumë objekte afariste. Arsyet e shkyçjes :Punime sipas PEE nr. 3457 te dt 26.04.2016 ne TSSH Graniti dhe vërejtjeve te dhëna nga komisioni.