Kroacia po bën të gjitha përgatitjet e fundit për t’u paraqitur në finalen e parë në histori të kombëtares ballkanike.
Skuadra e Kroacisë që befasoi të gjithë me paraqitjet e mira dhe me arritjen në finale, ka mundësinë historike për t’u shpallur Kampion i Botës.
Tashmë ekipi ka arritur në Moskë, ku do të zhvillohet finalja e madhe, aty ku kroatët zhvilluan edhe gjysmëfinalen, në Luzhniki.
Ajo që ka tërhequr vëmendjen është autobusi i ekipit të Kroacisë.
“Vend i vogël. Ëndrra të mëdha”, shkruan në gjuhën kroate dhe angleze në autobusin e kombëtares së Kroacisë, që përshkruan gjithë përpjekjen e këtij vendi për të sjellë suksesin historik për vendin.
Kroacia dhe Franca zhvillojnë finalen e madhe të dielën nga ora 17:00. /Telegrafi/