Site icon Telegrafi

Vëmendja në rrafshin e Dukagjinit, katër skuadra të mëdha përballen mes vete në Pejë e Prizren

Digitalb Kupa e Kosovës do të zhvillohet këtë fundjavë, ku na presin shumë ndeshje interesante.

Në garë për trofeun e çmueshëm të Kupës së Kosovës kanë mbetur 16 skuadra, ku secila nga to ka për synim triumfin në Kupë.

Padyshim që vëmendja më e madhe e adhuruesve të futbollit të Kosovës do të jetë në qytetin e Prizrenit, ku përballen dy rivalët e vjetër Liria dhe Prishtina.

Si vendasit ashtu mysafirët kërkojnë kalimin tutje pasi synojnë fitimin e Kupës së Kosovës.

Interesant pritet të jetë edhe në Pejë, ku dy skuadra tjera të mëdha, Besa dhe Vëllaznimi janë përballë njëra tjetrës.

Të dyja skuadrat janë në Ligën e Parë dhe me synim për tu rikthyer në Superligë, ndërsa kanë për synim të vazhdojnë tutje edhe në Kupë.

Kampioni në fuqi i Kosovës, Drita ka pasur fat në short teksa në Gjilan pret Minatorin.

Ndërkohë ndeshja tjetër e ditës së sotme zhvillohet në Fushë Kosovë mes skuadrës me po të njëjtin emër dhe Ferizajt. /Telegrafi/

Exit mobile version