Java e 16-të në elitën e futbollit kosovar do të përfundoj sot me tri ndeshjet e fundit që do të zhvillohen.
Pas humbjes së Prishtinës, dy skuadrat tjera që janë në luftë për titull të kampionit, Llapi dhe Trepça ’89 do të kërkojnë fitore.
Llapi do të ketë një ndeshje të vështirë pasi udhëton në Prizren për tu takuar me Lirinë vendase.
Humbja e Prishtinës si duket e ka gëzuar skuadrën mitrovicase Trepça ’89 e cila synon të dalë kampione vjeshtore.
89-shi do të jetë nikoqire në stadiumin ‘Riza Lushta’ e skuadrës së Ferizajt e cila ka dy fitore në dy ndeshjet e fundit.
Ndërkohë ndeshja tjetër do të zhvillohet mes Besës së Pejës dhe Trepçës në stadiumin e qytetit në Pejë. /Telegrafi/