Telegrafi

Vëllaznimi vazhdon riorganizimin, rinovime dhe përforcime që të jetë pretendent në Ligën e Parë

Njëri nga klubet të futbollit më të mëdha në Kosovë, Vëllaznimi, pasi e siguroi qëndrimin në Ligën e Parë pas fuzionimit me Drenasit, tani po vazhdon punën për sezonin e ri.

Kuqezinjtë fillimisht vazhduan me trajnerin Megzon Visoka që do t’i udhëheq edhe këtë sezon që po vije, ndërsa ndihmës të tij do të jenë Valbon Latifi, Egzon Nezaj dhe Taulant Morina.

Stërvitjet vetëm kanë filluar me një grup të lojtarëve, shumica nga të cilët kanë vazhduar kontratat.

Lexo po ashtu Vëllaznimi do të garojë sërish në Ligën e Parë, klubi konfirmon fuzionimin me Drenasin

Emra si Yll Myrta, Albutrint Morina, Adi Hyla, Agon Stuja, Bernard Kastrati, Arlind Rrustemaj, Getuard Kabashi, Albin Ymeraga kanë vazhduar me klubi, gjë që është konfirmuar edhe në faqen zyrtare.

Klubit pritet t’i bashkohet edhe talenti Mark Bushaj. Futbollisti ka qenë në Kombëtaren e Shqipërisë si dhe në ligën kroate të futbollit.

Mesfushori Bushaj, i lindur në Gjakovë, ka luajtur për Hajdukin e Splitit dhe NK Dugopolje, në rangun e dytë të futbollit kroat ndërsa së fundmi ishte pjesë e klubit zviceran, Windisch.

Në ditët në vijim klubi pritet të njoftojë edhe për transferime të reja, pasi kërkon që të jetë pretendent për të siguruar një nga pozitat e para në Ligën e Parë. /Telegrafi/