Telegrafi

Vëllaznimi trasnferon edhe një futbollist

Pas Nikollë Dushit, Altik Muhaxhirit e Kushtrim Gashit, klubi i Vëllaznimit ka njoftuar publikun me përforcimin e katërt për këtë afat kalimtar.

Një ditë pas shkarkimit të trajnerit Skënder Shengyli, klubi gjakovar ka kompletuar marrëveshjen me Egzon Gashin, futbollistin që stinorin që e lamë pas e kaloi tek skuadra e Istogut.

Gashi e mbylli sezonin 2015/2016 me 3 gola të shënuara, ndërsa pas Kushtrim Gashit është lojtari i dytë që kalon nga Istogu tek Vëllaznimi këtë verë.