Prishtina ka shënuar fitore në minutat e fundit të ndeshjes kundër Vëllaznimit.
Ishte goli i sekondave të fundit të kohës së rregullt të takimit, kur Mentor Mazrekaj asistoi te Armend Dallku, i cili realizoi gol të bukur.
Ismet Munishi, trajneri i Vëllaznimit, reagoi ashpër duke kërkuar një ndërhyrje të palejuar.
“Së pari ishte faull për ne para golit. Gjithë pjesën e dytë gjyqtari e ka ndihmuar Prishtinën. Së paku për katër penallti jemi dëmtuar gjatë këtij sezoni. Pak i kemi problemet tona, plus me këto referime. Sot ai (gjyqtari) vetëm sa nuk luajti sulmues dhe të jepte gol”, tha Munishi për SuperSport Kosova
“Do të isha I kënaqur me një pikë, sepse kishim shumë mungesa sot . Ne do të vazhdojmë të luftojmë, mirëpo duhet pasur kujdes dhe jo me këso referimi skandaloz dhe me provokime. Ska nevojë gjyqtari të provokojë”, shtoi ai.
E një të tillë e ka bërë edhe klubi, i cili ka paralajmëruar për masa drastike nëse përsëriten gabimet nga ana e gjyqtarëve.
Ky është reagimi i plotë i klubit futbollistik të Vëllaznimit
Bordi i FC Vëllaznimit, në mbledhjen e mbajtur pas ndeshjes e zhvilluar sot në mes të FC Prishtina dhe FC Vëllaznimi e cila u mbyll në mënyrë më të turpshme nga rreferi kryesorë Mervan Bejtuallahu.
Sot gjatë ndeshjes Prishtina – Vëllaznimi, skuadra jonë nga Gjakova dëmtohet nga referët, të cilët nuk i përkasin nivelit të Superligës e cila nuk i ndëshkon për gabimet që bëjnë.
Skuadra jonë është dëmtuar që nga ndeshja me Drenicën, Llapin, Trepçen’89 deri në ndeshjen e fundit sot me Prishtinën, ne kemi heshtur.
Dy penallti të pa akorduara ndaj Drenices, një ndaj Llapit dhe një ndaj Trepçes’89 të konfirmuara nga analist të rreferimit në studiot televizive në vend, ( janë të paraqitura në video)
Sot në ndeshjen ndaj Prishtinës i erdhi fundi durimit tone, gjyqtari Kryesor Mervan Bejtullahu nuk ndali një goditje dënimi për Vëllaznimin, për të dhënë më pas një për Prishtinën në të njëjtin aksion ku erdhe dhe goli vendimtar. Në çdo ndeshje kryetrajenerin e Vëllaznimit Ismet Mushin, rreferët kanë për qëllim që ta largojnë nga pankina.
Ju bëjmë apel Federatës që të kenë kujdes dhe të mos vazhdojë me këtë qasje ndaj Klubit tonë, ose në të kundërtën ne drejtësinë do t’a marrim në dorën tonë dhe do të veprojmë siç ju po veproni me ne.
Ju paralajmërojmë që nëse një gjë e tillë do të ndodh në ndeshjet e ardhshme, ne nuk do të marrim asnjë përgjegjësi sepse ju jeni duke na detyruar të veprojmë në këtë mënyrë. Ju lutemi që të ndërmerrni masa për dënimin e këtyre rreferëve që çdo lojë largojnë dhe dëmtojnë shikueshmërinë dhe investitorët në vendin tonë.