Vëllaznimi është finalist i sivjetmë i Digitalb Kupës së Kosovës në futboll.
Gjakovarët në gjysmëfinale kanë eliminuar skuadrën e Drenicës me rezultat të përgjithshëm 1-1.
“Kuqezinjtë e Jakovës” në takimin e parë kishin marrë një barazim të rëndësishëm si mysafirë me rezultat 1-1, ndërsa në të dytën i ka mjaftuar barazimi pa gola.
Bardhoku dhe Krasniqi kishin raste më të mira për skuadrën vendase, por që nuk ishin të saktë para golit të portierit Nezirit.
Në pjesën e dytë drenicakët përmirësuan lojën e tyre dhe e kërkuan rrugën e golit gjatë 45 minutshit të dytë.
Në të 58 minutë, Hamiti pati rast të mirë për mysafirët, por nuk u tregua i saktë para portierit vendas.
Para portës së gjakovarëve u tregua i ngathtë në të 84 minutë edhe Osmani, i cili nga afërsia nuk arriti të realizonte gol.
Chibuze shpërdoroi rastin më të mirë për vendasit në të 90 minutë, ku pas një goditje të fuqishme nga afërsia e dërgoi topin mbi portën e Nezirit.
Deri në fund të takimit nuk pati gola dhe kështu ndeshja përfundoi me rezultatin 0-0.
Vëllaznimi në këtë formë ka siguruar një vend për në finalen e madhe, ku do të ballafaqohet me fituesin mes Vushtrrisë dhe Prishtinës. /Telegrafi/