Telegrafi

Vëllaznimi fiton derbin e Rrafshit të Dukagjinit, eliminon Besën nga Kupa pas ekzekutimit të penalltive

Është mësuar edhe skuadra e katërt çerekfinale në Digitalb Kupën e Kosovës.

Vëllaznimi i Gjakovës ka arritur të dalë fitimtar nga derbi i rrafshit të Dukagjinit përballë Besës së Pejës.

Dy skuadrat që po bëjnë gara në Ligën e Parë, janë përballur mes vete në 1/8 e finales në Kupë.

Edhe pse Besa e Vëllaznimi patën raste të mira shënimi, 90 minutat e kohës së rregullt nuk sollën fitues.

Fitues nuk pati as në kohën shtesë dy here nga 15 minuta, kësisoj që ndeshja shkoi në penallti.

Vëllaznimi pas ekzekutimit të penalltive fitoi me rezultat 3-2.

Lorik Rudi, Burim Qorri dhe Kushtrim Gashi realizuan golat për gjakovarët ndërsa dështuan Lekë Vula dhe Jeton Dushi.

Për pejanët ndërkohë realizuan Rajovic dhe Fatlum Gashi, ndërsa nga penalltia dështuan Mensur Duraku, Bashkim Shala dhe Fetim Kasapi. /Telegrafi/