Site icon Telegrafi

Vëllai i Kylian Mbappes, Ethan debuton me PSG-në në moshën 16-vjeçare

Vëllai i vogël i Kylian Mbappes, Ethan, ka debutuar në një ndeshje zyrtare me fanellën e Paris Saint-Germain në moshën 16-vjeçare.  

PSG fitoi ndaj Metzit me rezultat 3-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të të kampionatit francez, Ligue 1, ku fitorja erdhi vetëm në pjesën e dytë në Parc des Princes.

Vitinha i dha epërsinë PSG-së në minutën e 49-të dhe Kylian Mbappe në të 61-tën shënoi për 2:0. Matthieu Udol ua ktheu shpresën mysafirëve me një gol në minutën e 72-të, por Mbappe i zgjidhi të gjitha dyshimet me golin e dytë të ndeshjes në minutën e 83-të.

Në fund të ndeshjes, trajneri i PSG-së, Luis Enrique, i dha një shans për të debutuar Ethan Mbappes, vëllait më të vogël 16-vjeçar të Kylianit.

Ethan luan si mbrojtës dhe mesfushor qendror, dhe mbërriti në PSG pothuajse në të njëjtën kohë me vëllain e tij, gjashtë vjet më parë.

Në moshën 16-vjeçare, Ethan është tashmë një lojtar i pazëvendësueshëm në skuadrën e të rinjve të PSG-së, në të cilën e nisi nga minuta e parë çdo ndeshje në Ligën e Kampionëve për të rinjtë këtë sezon. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version