Kandidati i LDK-së për kryetar të Podujevës, Agim Veliu, në takimin e mbajtur sot me bizneset e komunës, ka thënë se Podujeva është shembulli më i mirë i të bërit biznes.
Ai në takim me përfaqësues të bizneseve dhe fermerë i ka informuar ata për punën që ka bërë Komuna në ndërtimin e infrastrukturës dhe përmirësimin e kushteve e të bërit biznes dhe mbështetjen përmes subvencioneve që janë ofruar për fermerët llapjanë.
“Komuna e Podujevës, asnjëherë nuk ka qenë pengesë për bizneset llapjane. Përkundrazi kemi qenë gjithmonë në shërbim të tyre, duke lehtësuar procedurat dhe avancuar shërbimet ndaj tyre.
Do të vazhdojmë me mbështetje të fermerëve dhe kultivuesve llapjanë, si mundësi e mirë për zhvillim ekonomik dhe punësim”, tha Veliu.
Gjatë ditës i rikandiduari për kryetar të Podujevës nga radhët e LDK-së, ka mbajtur një takim elektoral edhe me banorë të Kërpimehut.
“Me një tubim madhështor i dha mbështetje të fuqishme Lidhjes për Podujevën. Do të vazhdojmë me mbështetje në investime për Kërpimehun dhe fshatrat përreth”, tha Veliu.