Site icon Telegrafi

Veliu: KEDS-i po e lë Podujevën pa rrymë

Kryetari i komunës së Podujevës, Agim Veliu, përmes një komunikate ka reaguar në lidhje me mungesën e energjisë elektrike, sidomos në komunën e Podujevës.

“Cilado qoftë arsyeja e ndërprerjeve të energjisë elektrike, kjo gjendje është e papërballueshme për qytetarët, institucionet (shkollat e ambulancat), por edhe bizneset në komunën e Podujevës, të cilat po pësojnë”, thuhet ndër tjerash në reagimin e Veliut.

Reagimi i plotë:

Ditëve të fundit qytetarët e Komunës së Podujevës janë duke u përballur me ndërprerje të energjisë elektrike pa ndonjë orar të caktuar dhe të pa paralajmëruara nga KEDS-i.

Ndërprerjet e shpeshta të energjisë elektrike, dhe me orë të tëra, po e vështirësojnë jetën e qytetarëve në këto ditë të ftohta.

Pavarësisht çrregullimit drastik të furnizimit me energji elektrike KEDS-i nuk e ka parë të udhës të japë ndonjë informatë, apo sqarim.

Cilado qoftë arsyeja e ndërprerjeve të energjisë elektrike, kjo gjendje është e papërballueshme për qytetarët, institucionet (shkollat e ambulancat), por edhe bizneset në komunën e Podujevës, të cilat po pësojnë.

Kërkojmë nga KEDS-i që sa më parë të ndërmarrë masat e duhura për furnizimin e rregullt me energji elektrike në komunën e Podujevës, por edhe të ketë trajtim të barabartë për të gjithë konsumatorët, sepse është evidente se jo një të gjitha komunat ka ndërprerje-reduktime të energjisë elektrike. /Telegrafi/

Exit mobile version