Site icon Telegrafi

Vedati i Stupcave ia sjellë dy lojtarë Dritës së Ismet Munishit (Foto)

Pasi angazhoi Ismet Munishin në postin e trajnerit, Drita i ka bërë edhe dy përforcime.

Ekipi gjilanas është përforcuar me sulmuesin kolumbian, Arleison Martinez, dhe qendërmbrojtësin brazilian, Alan Ferreiera.

Të dy këta janë lojtarë profesionistë dhe në Dritë vijnë si të lirë, kanë bërë të ditur menaxherët e tyre, shkruan Zëri.

Lexo po ashtu Zyrtare: Ismet Munishi, trajner i Dritës

Ardhjen e këtyre dy lojtarëve në klubin kosovar e kanë mundësuar menaxherët e njohur, Vedat Bajrami dhe Luan Ahmetaj në bashkëpunim me “Alda Sport”, e cila merret me menaxhim dhe transferim të futbollistëve.

Vedati nën pronësi e ka edhe mesfushorin anësor të Prishtinës, Guthier Makenda.

Exit mobile version