Telegrafi

Vedat Muriqin e zhveshin tifozët, detyrohet tua dhurojë të gjitha pas ndeshjes

Mallorca ka barazuar 0-0 në kuadër të xhiros së 27-të në La Liga me Osasunën.

Vedat Muriqi edhe në këtë ndeshje e nisi si titullar si gjithnjë dhe qëndroi në fushë për 76  minuta.

Përkundër se nuk shënoi, Muriqi është një nga futbollistët më të dashur nga tifozët e klubit spanjoll.

E për ta pasur fanellën e Muriqit sigurisht që kërkesa është e madhe pas ndeshjes, por jo vetëm fanellën.

Pas duelit me Osasunën, tifozët e zhveshën të gjithin sulmuesin kosovar, pasi përveç fanellës ia morën edhe shorcet.

Në videon e publikuar nga Mallorca shihen tifozët që mbanin pankarta duke i kërkuar fanellën Muriqit, madje në njërën pankartë është i vendosur edhe flamuri i Kosovës. /Telegrafi/